Dosjet ku qëndron e varur kriza politike dhe ajo kushtetuese.

Nga Romeo Gurakuqi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, shkruan se dy dosjet për vjedhjen e votave, ajo 184 dhe 339 nuk janë të mbyllura në një studio private, ndërsa zbardhja e tyre, duhet të përmbushet sa më parë.

Sipas tij, mbi këto dy dosje qëndron e varur kriza politike dhe ajo kushtetuese, duke shtuar se dorëheqja e kryeministri Edi Rama, është kushti paraprak. Gurakuqi mendon se gjetja e një kryeministri

Reagimi i plotë i Gurakuqit:

Dosjet 184 dhe 339 nuk ndodhen te bllokuara në një studio private, pronari i së cilës ka vendosur te mos i beje ato publike. Edhe për një rast të tillë, legjislacioni shqiptar parashikon dy vepra penale: “moskallëzim krimi” dhe “pengim i drejtësisë”.

Dosjet 184 dhe 339 ndodhen ne Prokurorinë e Shtetit dhe zbardhja e tyre me urgjence, me saktësi, me përgjegjësi, nen një kontroll te monitoruar dhe me procedure te saktësuar nga Prokurori i Përgjithshëm, është kërkesë e opinionit publik, qe duhet te përmbushet sa me parë.

Çdo përdredhje e mëtejshme procedurale, duke e hedhur topin ndër prokurorë të veçantë, çdo zvarritje e ngritjes se një strukturë të posaçme për zbardhjen e plote të fakteve, është jo vetëm justifikim qesharak i mosveprimeve, por edhe një shpërdorim i rëndë i detyrës, thyerje e betimit ndaj Shtetit dhe bashkëpunim me politiken e korruptueshme që blen pushtet.

Jo vetëm kriza politike dhe kushtetuese qëndron e varun mbi përmbajtjen e këtyre dy dosjeve, por edhe besueshmëria e shtetit që kërkon të hapë negociatat me BE.

Kjo sepse ato dy dosje janë, me sa kuptohet, shembulli dhe prova, qe shpjegon mënyrën se si PSSH ka krijuar numrat e pangjashëm të shumicës së vet parlamentare; janë dy dosje që tregojnë “legjitimitetin” e qeverise aktuale, nivelin e operimit të shtetit të së drejtës dhe mënyrën se si zbatohet në këtë vend barazia e të gjithë qytetarëve para ligjit.

Tanimë është e qartë se ai qe e pengon transparencën publike te organeve ligj zbatuese dhe punën e Prokurorisë se Shtetit është Kryeministri i vendit.

Dorëheqja e Edi Rama asht kushti paraprak për lirimin e hapësirës publike nga peng marrja e korrupsionit dhe e gangsterëve, por gjetja e Kryeministrit te tranzicionit rithemelues të Kushtetutës dhe e anëtarëve shoqërues të kabinetit te tij, është një sfide edhe ma e madhe për vendin tonë të mjeruar dhe të dëshpëruar.

Jo më me improvizime! Vendi nuk ka kohë më për kompromise kalimtare dhe të përkohshme. Shqipërisë i nevojiten zgjidhje strukturore të sakta, afatgjata, te përcaktuara nga Shkolla e Etërve Themelvënës.