15 Shtator 2026

Vijon marshimi nëpër rrugët e Tiranë i qytetarëve në ditën e 108-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit janë zhvendosur në formë marshimi nëpër kryeqytet, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë brohoritur njëzëri “Dorëheqje!”, ndërsa një tjetër prej thirrjeve të përsëritura ka qenë, “Pushtet i tmerruar, shqiptarët e bashkuar!”

Ata janë zhvendosur nga kryeministria dhe kanë parakaluar pranë Bashkisë së Tiranës, zonës së ‘9-katsheve’, e më pas pranë Muzeut Kombëtar, për të vijuar në akse të tjera të kryeqytetit.