9 Qershor 2026

Sofia Moreira de Sousa e cila është propozuar për postin e ambasadore së Bashkimit Evropian në Tiranë.

Ajo aktualisht shërben si shefe e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali dhe më parë ka mbajtur, ndër të tjera, detyrën e ambasadore së Bashkimit Evropian në Kepin e Gjelbër (Cabo Verde).

Emërimet e ambasadorëve të BE-së do të formalizohen pasi të merret miratimi zyrtar nga vendet pritëse përkatëse, aty ku është e nevojshme, si dhe pas përfundimit të procedurave të tjera administrative në kuadër të procesit të rotacionit për vitin 2026.