“Do ketë veprime të paimagjinueshme” Paralajmëron Meta: – Populli të bëhet gati, presidenti nuk do…

15 MARS 2021

Me tone të ashpra, Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur zgjedhjet e 25 Prillit.

Meta theksoi se “do të ketë veprime të paimagjinueshme për ata që duan të terrorizojnë shqiptarët”.

“Ju mendoni se presidenti do të reagojë pasi të bëhen zgjedhjet, sipas modelit të Dibrës, të Shijakut, dhe bandës së Bashkisë së Tiranës.

Presidenti dhe populli do të reagojnë shumë më përpara, nëse dikush qenka shqetësuar se qenka irrituar presidenti, të jeni të sigurt që nuk ka forcë që e ndal presidentin për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, me aq sa do të jetë mundësia.

Këtu bëhen akte të tilla të shëmtuara, ku kryeministri prek fizikisht gazetaret, ku deformohen fotot e kandidateve për deputete. Do të ketë veprime të paimagjinueshme për ata që duan të terrorizojnë shqiptarët.

Populli shqiptar të bëhet gati, presidenti nuk do të heshttë, mos prisni president të përsosur në këtë krizë që ka pllakosur vendin.

Presidenti ka vetëm një votë dhe çdo shqiptar t’i thërrasë mendjes, se nëse është pa punë dhe gënjehet ne 50 mijë lekë, mos të rri dhe të presë, te ajo votë është dhe e drejta për punë dhe e drejta e pronës”, deklaroi Meta.

Gazeta Shqip