Digjet pylli në Malin e Tomorrit/ Kërkohet ndihmë nga ajri për shkak të terrenit të vështirë, zbardhet për çfarë dyshohet

28 QERSHOR 2021

Në malin e Tomorit ka marrë flakë një pyllë me pisha. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një zonë e cila është konsideruar si e mbrojtur, ndërkohë që dyshimet e para janë se zjarrvëni ka qenë e qëllimshme.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes së flakëve si shkak i temperaturave të larta, kërkohet ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, pasi terreni është tepër i vështirë për të ndërhyrë nga toka.

Mësohet se zjarri ka nisur në pyllin e fshatit Lybeshë të Poliçanit dhe rrezikohet gjithë Mali i Tomorit.

Gazeta Sot