“Varianti Delta po hapet me shpejtësi”.  – Drejtori i “GEOVAX” në SHBA zbulon se vetëm këto 2 vaksina janë efektive ndaj këtij virusi

28 QERSHOR 2021

Drejtori i zhvillimit të vaksinave në GEOVAX në SHBA, Arban Domi në një intervistë për “ABC”  ka dhënë detaje mbi situatën në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të pandemisë.

Domi në fjalën e tij ka bërë me dije se vendimi i EMA-s në lidhje me përdorimin e vaksinës kineze është politik.

Ndër të tjera ai është shprehur se vetëm Pfizer dhe Moderna janë vaksinat më efikase dhe ndaj variantit të ri Delta i cili është ndër më të përhapurit në botë.

“Vendimi i EMA-s është politik pasi mendonin se mund të kishin problem. Prodhuesi kinez akoma  nuk ka dërguar dokumentacionin dhe EMA e ndërmori vetë këtë nismë unë nuk besoj se do ta aprovojnë. Delta dhe varianti Indian është më infektues dhe infekton më shumë individë dhe kohëzgjatja ose shfaqja e simptomave të sëmundjeve më të rënda.

Në SHBA para një jave 10% e rasteve të reja janë me variantin Delta dhe pas 3-4 do të jetë mbi 40% në Amerikë. Me shfaqjen e variantit të ri nëse është më i shpejtë atëherë zhduket .

Gazeta Sot