Diferencë e ngushtë mes PS dhe PD,  – ndalon procesi i numërimit në Maliq

26 PRILL 2021

Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Maliqit është ndalur për shkak të lodhjes së numëruesve.

Ata kanë kërkuar pushim dhe mendohet që puna të rinisë në orën 18:00.

Ndërkohë, janë numëruar 32 nga 76 kuti në total, ku kryeson Partia Socialiste, e ndjekur nga Partia Demokratike me një diferencë të ngushtë:
4486 vota për PS,
4278 vota për PD,
579 vota për LSI.

Gazeta Shqip