25 Korrik 2022

Në nje takim te organizuar me këtë rast, 89 vjeçari Mihal Prifti i dhuroi Muzeut disa objekteve etnografike si, një kërrabë bariu, një fyell metalik dhe një këmborë bagëtish, që pasurojnë fondin muzeal.

Mihail Prifti i lindur në vitin 1933 në Shën Pjetër, një fshat i Myzeqesë së Fierit i njohur për figurat e tij patriotike si, Jani Minga, At Isaia, Llazi Spiro, apo për këshilltarët dëshmorë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Mihal Prifti, i ka kushtuar një pjesë të jetës së të tij këngës dhe valles popullore.

Dhurohen Objekte Etnografike per Muzeun Fier.

Që nga viti 1956 dhe për pesë dekada rresht ai do të angazhohej si artist amator pranë Shtëpisë së Kulturës, Ansamblit ‘’Myzeqeja’’ dhe Ansamblit Folklorik ‘’Semani’’.

Mihal Prifti

Ndër vite, Mihal Prifti, ka krijuar profilin e tij jo vetëm si interpretues i folklorit por edhe si krijues i këngës popullore myzeqare, ku spikat me vargun e thjeshtë lirik dhe meditativ me tematika nga jeta e përditshme, natyra dhe vendlindja. Për aktivitetin e tij artistik dhe si veprimtar shoqëror, Shoqata Atdhetare Kulturore ‘’Myzeqeja’’ e ka nderuar MiIhal Priftin me çmimin ‘’Nderi i Myzeqesë’’.