Dhuna ndaj protestuesve para Parlamentit/ Strategjisti izraelit ‘gozhdon’ Ramën: – Më kujton Maidan në 2014, në Ukrainë. Përdorimi i forcës nuk sjell stabilitet

3 Korrik 2026
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, duke komentuar përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë Parlamentit.
Në postimin e tij, Zaikin e krahasoi situatën me ngjarjet e Maidanit në Ukrainë në vitin 2014, duke theksuar se përdorimi i forcës ndaj protestuesve nuk solli stabilitet për qeverinë e atëhershme ukrainase.
“Më kujtohet Maidan në vitin 2014 në Ukrainë. Forca kundër protestuesve nuk ia riktheu kontrollin Yanukovych-it. Ajo shënoi fillimin e fundit të tij. Udhëheqja e Tiranës duhet ta studiojë me kujdes këtë sekuencë”, shkroi Zaikin në platformën X.
Reagimi i strategjistit izraelit vjen pas protestës në kryeqytet, ku u regjistruan tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë godinës së Parlamentit.
