“Dhimbja dhe solidariteti…”, tifozët grekë mesazhe prekëse për shqiptarët

28 Nëntor 2019

Një solidaritet i jashtëzakonshëm ka ardhur nga Greqia, në këtë situatë të rëndë për popullin shqiptar, ku dhjetar persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmet tragjik.

Teksa më herët kishim shumë ekipe futbolli nga shteti helen dhe jo vetëm janë solidarizuar me këtë ngjarje, këtë herë mbështetja ka ardhur nga basketboll.

“Dhimbja dhe solidariteti nuk njohin kufij! Kurajo popullit shqiptar”.

Tifozët e Panathinaikosit shpalosën një banderolë tepër emocionuese në sfidën ndaj Basconias, në mbështetje të popullit shqiptar duke shkruar: “Dhimbja dhe solidariteti nuk njohin kufij! Kurajo popullit shqiptar”.

Gazeta Shqip