27 Shkurt 2024

Nën-kryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili,përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook ka denoncuar kapjen nga Edi Rama të Komisonit Qendror të Zgjedhjeve.

Postimi i plotë i Vasilit:

Shumë e rëndë që KQZ- kapet dhe rrëmbehet në mënyrë kaq të turpshme nga Rama dhe rilindja.

Ky sokument i anëtarëve të KQZ provon katërcipërisht kapjen dhe rolin shumë negativ të përfaqësuesve të rilindjes në KQZ për shkaterrimin e zjedhjeve në Shqipëri.

KQZ nga insitucion garantues për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për shkak të anëtarëve rilindas në KQZ, është kthyer në garantues të manipulimit të zgjedhjeve.