4 Shtator 2023

Debatet në partinë Demokratike për sa I përket grupit parlamentar kanë vijuar të hënën në seancën e parë parlamentare në këtë sezon të ri.

Lulzim Basha ka kërkuar nga kuvendi shkarkimin e Bardhit si kryetar grupi, ndërsa ky i fundit tha se basha po përdoret nga Edi Rama.

Ndërkohë ftesës së Gazmend Bardhit për unifikimin e opozitës iu përgjigj negativisht Lulzim Basha, ndërsa Sali Berisha konfirmoj pjesëmarrjen e tij!

Gazmend Bardhi sfidoi nga dera e parlamentit Lulzim Bashën pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar, sa i përket kryetarit të Grupit Parlamentar të PD i cili u ndryshua nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha

Por, Lulzim Basha përsëriti qëndrimin se Gazmend Bardhi është i shkarkuar nga kreu i grupit parlamentar, dhe në vend të tij nuk do të jetë ai vetë, por një nënkryetar.

Në Sallë Basha u ul mes Gazmend Bardhit dhe Jorida Tabakut, ku për disa minuta debatuan mes tyre.

Kur Lindita Nikolla njoftoi kërkesën e PD për zëvendësimin e kryetarit të grupit, në sallë shpërtheu e qeshura mes kundërshtarëve të Lulzim Bashës.

Gazmend Bardhi u ngjit në foltore nga ku akuzoi Bashën se po përdoret nga Edi Rama.

Teksa socialistët zëvendësuan Taulant Ballën me Bledi Çuçin në krye të grupit parlamentar, Ferdinand Xhaferraj nuk kurseu ironinë për të dy palët.

Për të përcaktuar se kush do të jetë kryetar grupi parlamentar në PD, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla është detyruar të kërkojë interpretim ligjor.

Krahas betejës për drejtimin e Grupit, Gazmend Bardhi e ka sfiduar Bashën edhe për bashkimin e opozitës kundër Edi Ramës, sfidë të cilën Basha e refuzoi.

Por, Sali Berisha i tha bekimin në këtë tentative për të bashkuar demokratët.