Dënohet me burg për vdekjen e 40 personave administratori i koncesionarit të Rrugës së Kombit. –

Nicola Spadavecchia, administratori i shoqërisë që zbaton koncesionin e Rrugës së Kombit, u dënua sot me 6 vjet burg nga Gjykata e Avenilos në Itali.

Zoti Spadavecchia u shpall fajtor për “shpërdorim detyre”, pasi gjatë kohës që ka punuar si inxhinier për kompaninë Autostrade per Italia, nuk ka kryer kontrollet dhe mirëmbajtjen e nevojshme të urës Acqualonga, urë në të cilën humbën jetën 40 besimtarëve në vitin 2013, të cilët udhëtonin në një autobus që doli nga ura për shkak të mbrojtësve të dëmtuara.

Nicola Spadavecchia u emërua administrator i vetëm i shoqërisë së krijuar nga konsorciumi Kastrati-Salillari, Albanian Highway Concession shpk, në fund të tetorit 2017, edhe pse ishte 67 vjeç, i dalë në pension dhe nën hetim për aksidentin tragjik.

Ende dhe sot, Zoti Spadavecchia vazhdon të jetë administrator—mandati i tij përfundon në vitin 2022.