Profesori shqitpar në Paris, Nezir Kraki, ka bërë një deklaratë të fortë, ku sipas tij treshja Rama-Thaçi-Vuçi, janë arsyeja e suksesit të Serbisë, dhe ata që po çojnë Kosovën drejt zhbërjes.

17 Maj, 2019

TIRANË- Profesori shqiptar në Paris të Francës, Nezirk Kraki, ka bërë një rezyme të të situatës politike në Shqipëri, Kosovë e Serbi.

Sipas profesor Krakit, Serbia është më e sukssesshmja e për këtë ia vesh “meritat” treshes Thaçi-Rama-Vuçiç.

“- N’Kosovë dje nisi ‘Dekada e re’ siç i ka hije bandave dhe na dëshmoi se shtetngrënësit nuk e kanë në plan të tërhiqen nga dhunimi i dinjitetit dhe i ëndrrës së çdo banori të Kosovës për shtet normal.

– N’Shqipëri po kryhet mandati i dytë i qeverisë Rama pa ASNJE realizim apo përmirësim konkret as në jetën e shqiptarëve as në rrugen e Shqipërisë drejt BE-së.

– N’Serbi bisedohet për gjysmën tjetër të kapitujve për integrim në BE dhe organizohen shfaqje ushtarake që tregojnë se ajo mbetet fuqia dhe kërcënimi numer një në Ballkan. Dhe si bonus e kanë harten e Kosovës për “Shopping territorial dhe administrativ”.