Qyteti i përmbytur del në sipërfaqe pas 30 vjetësh. –

Qyteti Villa Epecuen dikur ka qenë një nga qytetet e popullarizuara buzë liqenit të Buenos Airesit në Argjentinë, por pas shirave të rrëmbyer më 10 nëntor vitit 1985 u përmbyt i tëri.

Banorët u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë dhe ndërtesat, të cilat u zhdukën 10 metra nën sipërfaqen e ujit.

30 vjet më vonë uji është tërhequr, ndërsa qyteti është shpërfaqur mbi tokë duke e shndërruar qytetin e ringjallur në një atraksion për turistik, si dëshmi e atmosferës së frikshme apokaliptike që bart.