Degët e PD kërkojnë protesta, Basha: – Qëndroni gati për zgjedhje të parakohshme

15 Janar 2020

Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë sot me krerët e degëve të PD-së nëpër rrethe gjatë takimit me Kolegjin e Kryetarëve.

Lideri i PD-së u ka kërkuar kryetarëve demokratë në rrethe që të mbajnë gati strukturat për zgjedhje të parakohshme, një nga kërkesat që ka parashtruar prej kohësh opozita. Nderkohe, kryetaret e degeve te PD i kane kerkuar Bashes qe te rinisin protestat, kerkese e cila deri me tani nuk eshte marre parasysh.

Kujtojmë se ky takim vjen një ditë pas marrëveshjes me maxhorancës për ulje në një tryezë për reformën zgjedhore, kjo e fundit si një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu për çeljen e negociatave.

©Copyright Gazeta SHQIP