Debati për skllavërinë: –  Mbreti holandez nxjerr në “pension” karrocën e artë mbretërore

Holandë- Mbreti i Holandës Willem-Alexander ka njoftuar se familja mbretërore holandez do të pushojnë së përdoruri një karrocë historike të artë mes një debati mbi çështjen e skllavërisë.

Kritikët thonë se njëra anë e karrocës me kuaj, e quajtur De Gouden Koets, është zbukuruar me një imazh që lavdëron të kaluarën koloniale të vendit.

Jashtë përdorimit që nga viti 2015, karroca është përdorur tradicionalisht për të transportuar monarkët holandezë në hapjen e parlamentit. Lëvizja vjen mes një debati të vazhdueshëm në vend mbi historinë e tij.

Imazhi i diskutueshëm i paraqitur tek karroca  përshkruan njerëz të zinj dhe aziatikë njëri prej të cilëve është në gjunjë duke i ofruar mallra përfshij kakao dhe kallam sheqeri për një grua të re të bardhë të ulur që simbolizon Holandën.

I ulur pranë saj është një burrë që i ofron një libër një djali të ri, për të cilin piktori i veprës në vitin 1896, shprehej se kishte për qëllim të portretizonte dhuratën e “civilizimit” të Holandës për kolonitë e saj.

Në një video zyrtare që njoftonte lëvizjen, Mbreti Willem-Alexander pranoi se karroca ishte fyese për një numër të madh njerëzish dhe i bëri thirrje vendit që të përballet së bashku me trashëgiminë e historisë  koloniale.

“Thjesht ndalimi i objekteve dhe simboleve historike sigurisht që nuk është zgjidhje. Përkundrazi, nevojitet një përpjekje e bashkërenduar që shkon më thellë dhe zgjat më shumë. Një përpjekje që na bashkon në vend që të na ndajë. “Për sa kohë që ka njerëz që jetojnë në Holandë që ndiejnë dhimbjen e diskriminimit në baza ditore, e kaluara do të hedhë ende hijen e saj mbi kohën tonë,” shtoi Mbreti. Vitet e fundit, shumë holandezë kanë kërkuar që vendi të përballet me të kaluarën e tij koloniale.

Gjatë shekullit të 17-të, Holanda pushtoi zona të mëdha territori në rajonet e njohura tani si Indonezia, Afrika e Jugut, Curaçao dhe Guinea e Re, ku edhe u bë një lojtar kyç në tregtinë transatlantike të skllevërve.

Vitin e kaluar, kryebashkiaku i Amsterdamit, Femke Halsema, kërkoi zyrtarisht falje për rolin e qytetit në tregtinë e skllevërve.

Por kjo iniciativë ka krijuar mosmarrëveshje me kryeministrin Mark Rutte, i cili ka refuzuar thirrjet për një falje zyrtare nga shteti.

Gazeta Shqip