Ç’po ndodh me KQZ-në? Nis numërimi i votave për Bashkinë Mirditë. –

13:20 – 30/06/19

Nga: mapo.al

Defekt teknik apo rezultat i paracaktuar? Faqja zyrtare e KQZ publikoi pak minuta më parë disa grafikë nga numërimi i votave për Bashkinë e Mirditës, edhe pse ende vijon procesi i votimit në QV.

Pak pasi KQZ bëri deklaratën lidhur me pjesëmarrjen deri në orën 11:00, është parë parë të publikohet grafiku nga momenti paraprak i numërimit për krytar bashkie në Mirditë ku kandidojnë Ndrec Dedaj dhe Gjon Ndoj, 40%. Pavarësisht se u hoq me shpejtësi, grafiku nuk i ka shpëtuar mediave të cilët e kanë fiksur mënjëherë këtë moment.