Coloseumi i Romës, 10 kuriozitete për monumentin e famshëm

Coloseum-i është monumenti me i famshëm në Itali dhe një nga më të famshmet në të gjithë botën.

  1. Amfiteatri gjigand është ndërtuar përgjatë viteve 75 deri 80 Para Krishtit. Për perimetrin e jashtëm te tij janë përdorur me shume se 100 mije metra kub arkitrarë. Ai është 189 metra i gjate, 156 i gjere dhe 48 metra i larte. Ai kishte një kapacitet nga 50 mije deri ne 70 mije qe uleshin ne një sipërfaqe te përgjithshme prej 24 mije metra katrore. Arena kishte një forme eliptike dhe kishte 80 hyrje dhe me shume gjasa, dyshemenë prej druri
  2. Një dite në këtë amfiteatër kishte një axhendë te përcaktuar. Fillimisht gladiatorëve u shtrohej një darke publike dhe te nesërmen ne mëngjes ata sfilonin në arenë me arme dhe veshje parakalimi. Pas kësaj fillonin duelet mes kafshëve, ose mes kafshëve dhe gladiatorëve. Ne dreke kishte ekzekutime të të dënuarve me vdekje, ndërsa duelet mes gladiatorëve fillonin pas dreke.
  3. Ne lidhje me emrin e tij ka disa legjenda. Fillimisht ai quhej Anfiteatro Flavio, pasi është ndërtuar ne kohen e mbretërimit te dinastisë Flavia. Një tjetër thotë se Coloseum është quajtur kështu pasi është ndërtuar pranë statujës se “colosit” Neron. Një tjetër hipoteze ka lidhje me nderimin qe kishin njerëzit e asaj kohe për demonët, kur ceremonitë e organizuara nga priftërinjtë përfundoni me shprehjen Colis Eum, Adhurim atij.
  4. Mendohet se Coloseum-i kishte edhe një tende te madhe dielli. Ajo ishte e formuar nga 80 pjesë që lidheshin mes tyre dhe konstruksionin mbajtës me 320 litarë të fuqishëm.
  5. Coloseum-i është vendi i pare qe ka përdorur ashensor që nevojiteshin për te sjelle në arenë kafshët e egra dhe gladiatorët nga korridoret nëntokësore, duke i dhënë edhe më shumë spektakolaritet pasi dukeshin sikur mbinin nga toka.
  6. Gjatë periudhës së abandonimit të tij, me materiale te marra nga konstruksioni i tij janë ndërtuar dhe veshur shume godina te tjera historike ne Rome, sikurse bazilikat e Shën Pjetrit dhe Palazzo Barberini. Ai është dëmtuar nga tërmete, sikurse ai i vitit 851, por edhe nga disa ndërtime abuzive ne brendësi te tij.
  7. Arena e tij është përdorur edhe si pishine gjigande ku inskenoheshin beteja detare mes gladiatorëve.
  8. Në kohën e gladiatorëve, Coloseum-i fitoi një reputacion të keq, duke u konsideruar si porta e shtatë e ferrit.
  9. Flora e Coloseum-it është e shumë llojëshme dhe aty janë evidentuar madje edhe bime ekzotike, rritja e te cilëve është favorizuar nga mikroklima e amfiteatrit.
  10. Arena e Coloseumit është përdorur edhe në shume filma, por ai që i ka dhënë njëkohësisht fame në të gjithë boten nuk është xhiruar aty, por në një amfiteatër tjetër në Tunisi, El Djem si dhe ne një tjetër amfiteatër i ndërtuar enkas për filmin.

v.l/ Dita