‘Çmenduri’ në Gjirokastër, mësuesja u tregon nxënësve si të largohen nga vendi.

Ndodh edhe kjo. Mësuesja e shkollës u tregon nxënësve se si mund të largohen nga vendi, pasi të jenë përgatitur profesionalisht.

3 Maj, 2019

GJIROKASTËR- Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij po i orienton të rinjtë që të mësojnë në shkolla profesionale, pasi siç thotë populli “Zanati s’të lë pa punë”, në Gjirokastër, mësuesit i orientojnë nxënësit që të mësojnë shumë, jo për të shërbyer në vendin e tyre por për t’u larguar.

Një kronikë e Radio Televizionit Shqiptar, në Gjirokastër, ka fiksuar në prej mësueseve, e cila duke treguar për përfitimet e shkollës profesionale, shprehet ndër të tjera, se pasi janë përgatitur në shkollën e mesme profesionale “Thoma Papapano”, kanë shkuar në Gjermani.

“Specializohuni, çertifikohuni, rrugët për jashtë i keni të hapura duke qenë se çertifikatat tona janë të vlefshme në Evropë dhe njihen nga Evropa, ja përshembull nga shkolla jonë kanë ikur çuna në Gjermani”, – tha ndër të tjera mësuesja, teksa orientonte nxënësit e klasave të nënta për t’u regjistruar në shkolla profesionale.

Mësuesja-e-shkollës-Thoma-Papapano –

Por kjo që thotë mësuesje dhe që televizioni publik e ka bërë pjesë të kronikës së vet bie ndesh me deklaratat e kryeministrit Rama, i cili thotë se “punë ka, por nuk ka profesionistë”. Si duket profesionistët po shkollohen në Shqipëri dhe largohen jashtë, pasi oferta është më e mirë sesa kjo që kanë përballë.

(B.B/ A.F/ Dosja.al)