Çmenduri! 145,000 dollarë për një peshk ton në Tokio

Japoni- Plot 145,000 dollarë ka kushtuar një peshk ton në ankandin tradicional të Vitit të Ri të Tokios.

Ky është Çmimi më i lartë i paguar për një peshk ton në ankandin e parë të vitit pasi kërkesa kishte rënë që nga nisja e pandemisë.

Ankandi i parë i peshkut të vitit në tregun Toyosu është një traditë që tërheq turma tregtarësh

Ofertuesit shpesh paguajnë shumë të madhe parash për të fituar tonin me çmimin më të lartë, i cili shihet si një gjë që sjell fat të mirë, si dhe shumë publicitet për blerësin.

Peshku me në fjalë ishte rreth 211 kilogramë, dhe u kap në rajonin verior Aomori të Japonisë.

Ai u dorëzua më pas në një restorant në lagjen Omotesando të Tokios për t’u prerë në feta dhe fileto për publikun.