Cilët janë Monuni dhe Mytili? –

Emrat e tyre me siguri i keni hasur në muzeun e Durrësit apo Apolonisë në Fier.

Monun ka qenë emri i një mbreti ilir të fisit të Taulantëve që sundoi rreth vitit 280 para erës sonë.

Për të thuhet që rimëkëmbi trojet prej brigjeve të Adriatikut deri në kufijtë me Maqedoninë duke e shtrirë sovranitetin edhe mbi Dyrrahun dhe Apoloninë.

Ai preu monedha të tipit tri-drahme të Dyrrahut dhe tetra-drahme të Maqedonisë (në foto).

Këto monedha, disa prej të cilave gjenden në muzet tona, mbanin emrin e tij, pra Monun.

Mytili ishte pasardhësi i tij.