Çfarë po ndodh në Ukrainë? – Putin urdhëron “me urgjencë” futjen e trupave ruse në kufi

21 SHKURT 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka njohur zyrtarisht republikat Donetsk dhe Lugansk si shtete të pavarura dhe urdhëroi ushtrinë ruse të “sigurojë paqen” në dy ish-rajonet e Ukrainës lindore.

Presidenti rus nënshkroi zyrtarisht të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së dy rajoneve të shkëputura. Ai ka udhëzuar Ministrinë ruse të Mbrojtjes që të dërgojë paqeruajtës në Donbass, ndërsa i ka thënë Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendosë marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Donetskut dhe Luganskut.

Gazeta Sot