3 Korrik 2023

Kreu i SPAK prezantoi sot në Kuvend raportin vjetor 2022 të institucionit që ai drejton.

Deputetja demokrate Albana Vokshi pyeti se çfarë po ndodh me kallëzimet për krimet elektorale të 2021 dhe çështjen e McGonigal

Albana Vokshi: Çfarë po bëni me kallëzimet për krimet elektorale të 2021. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Pse nuk është hapur asnjë hetim për aferën Mc Gonigal?

Altin Dumani: “Pjesa më e madhe e tyre janë në hetim. Nuk mund të jap të dhëna e të raportoj për çështje konkrete. Por përsa kohë janë në hetim, ndaj me ju të njëjtën shqetësim me ju lidhur me disa cështje që janë të mbartura që kanë kohë në hetim dhe duhet të disponohen nga prokurorët me një vendimmarrje.  Unë si drejtues prokurorie kam të drejtë ti krijoj kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme. Që nga dita e parë në këtë detyrë jam përpjekur ta bëj dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi përgjigje me vendimmarrje.

Gazeta Sot