Çfarë ka mbetur në Notre-Dame…

Një prej katedraleve më të njohura në botë, Notre-Dame në Paris është përfshirë dje pasdite nga një zjarr i madh. Zjarri ka shpërthyer në katet e sipërme të katedrales dhe shumë shpejt është përhapur në pjesë të tjera. Si pasojë e zjarrit është rrënuar edhe një kullë 96 metra e lartë e katedrales.

Këtë të martë janë fotografuar edhe pamjet e para sesi duket tashmë Katedralja.

E ndërsa u shkatërruar një pjesë e historisë së Francës, presidenti Emmanuel Macron e evidentoi si shumë të rëndësishëm faktin që u shpëtua struktura e saj, duke premtuar rindërtimin e Katedrales.

“Ne do ta rindërtojmë katedralen të gjithë së bashku dhe ajo padyshim do të mbetet një nga destinacionet kryesore të Parisit”, tha Macron duke njoftuar se shumë shpejt do të hapë një skemë ndërkombëtare të mbledhjes së fondeve, për t’i rikthyer kryeqytetit Notre Dame-n e famshme.

Notre Dam

Ndërkohë, miliarderi francez François-Henry Pinault, pronar dhe CEO i Kering group, që përfshin linjat e famshme të modës, Gucci dhe Yves Saint Laurent, ka premtuar një donacion prej 100 milionë eurosh për rindërtimin e Notre Dame de Paris.

Notre Dam