Çfarë është “Kuvendi i Dytë i Frashërit”. –

Kuvendi i Dytë i Frashërit ishte një nga kuvendet ndërkrahinore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

U mblodh në qershor të vitit 1880.

Në Kuvend morën pjesë përfaqësues të krahinave të Shqipërisë Juglindore.

shtepia muze Frasher –

Çështjet që trajtoi kishin të bënin me mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Midis këtyre çështjeve, Kuvendi miratoi edhe propozimin për të formuar një qeveri qendrore për të gjithë Shqipërinë, e cila do të merrte në dorë administratën e mbarë vendit.

Qeveria do të formohej nga një Kuvend i përgjithshëm i Lidhjes ku do të merrnin pjesë përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare.

d.a. / dita