“Çdo vit grabiten 1 milardë euro”.  – Zef Preçi shkruan letër të hapur për Kryetarin e SPAK, Arben Kraja

19.10.2020

LETER E HAPUR

Drejtuar: zt. Arben Kraja, Kryetar i Struktures se Posacme Anti-Korrupsion dhe anti-Krimi i Organizuar (SPAK),

Per dijeni: Zt. Ilir Meta, President i Republikes

Zt. Olsi Cela, Prokuror i Pergjithshem i Republikes

Zt. Gent Ibrahimi, Kryetar i Keshillit te Larte te Prokurorise

Znj. Naureda Llagami, Kryetare e Keshillit te Larte Gjyqesor

I nderuar zt. Kraja,

Të nderuar Zonja dhe Zoterinj te pushteti te drejtesise ne Shqiperi

Kater a pese vite me pare, reforma ne drejtesi e ndermarre nga maxhoranca e majte (PS dhe LSI) dhe e mbeshtetur fuqimisht nga BE dhe ShBA ndezi nje rreze shprese per fillimin e fundit te “kultures se pandeshkueshmerise” se rrenjosur thelle per me shume se çerek shekulli ne eliten politike, administraten shteterore, komunitetin e biznesit, sistemin e drejtesise dhe ne mbare shoqerine shqiptare post-komuniste. Nder frutet e pakta apo te hershme te kesaj administrate eshte zgjedhja e trupes se re drejtuese ne sistemin e drejtesise, duke percjelle mesazhin e qarte se mbas kesaj reforme, askush, as ata qe kane drejtuar apo qe drejtojne ekzekutivin dhe Presidencen, nuk jane dhe nuk mund te jene me te paprekshem.

Kjo arritje, edhe pse e padukshme dhe ne fillimet e saj, eshte ende nje rreze shprese se procesi i shtetformimit do te kthehet ne drejtimin e duhur, dmth ne respekt te interesave te qytetareve te vendit dhe jo vetem te nje elite politike te korruptuar dhe te nje grushti oligarkesh te lidhur me te qe gjate gjithe kesaj periudhe kane kontrolluar dhe kontrollojne fatet e vendit. Eshte kjo aresyeja qe keq-qeverisja e prodhuar nga bashkejetesa e elites politike me oligarkine ka krijuar, per fat te keq, terrenin e nevojshme per penetrimin e krimit te organizuar ne qeverisjen e vendit deri edhe ne Kuvendin e Shqiperise, ne privatizime, ne prokurimet publike, etj.

Per rrjedhoje, hemorragjia e braktisjes se vendit eshte evidente dhe e panderprere sidomos gjate dekades se fundit, periudhe gjate se ciles kane lene vendin me shume gjysem milioni qytetare shqiptare dhe parashikimet e agjencive te Kombeve te Bashkuara flasin per nje Shqiperi qe vetem do te tkurret me tej gjate dekadave te ardhshme. Askush ne kete vend – as une – nuk presin qe ju te beheni heronj te nje lufte qe kerkon vite dhe ndoshta edhe breza, pra te normalizimit demokratik dhe institucional te vendit. Por ju keni shansin e arte qe te vini nje tulle ne procesin e shtetformimit tone modern, te perconi mesazhin e qarte se Shqiperia mund dhe do te behet, se antaresimi ne BE nuk eshte as “cohe e kuqe per demat” (dmth per joshjen e votuesve ne zgjedhjet e radhes) dhe as problem i brendshem i BE-se.

As nuk shpreson se ju dhe ndoshta edhe ata pas jush do te bejne te mundur per rikthimin plotesisht ne arken e shtetit te rreth 1 milarde Eurove qe rezultojne te grabitura “me ligj” cdo vit (sipas organit suprem kushtetues te auditit – KLSH), por qe te vendosni nje post-bllok dhe pike kthese ndaj keq-qeverisjes, abuzimit me detyren publike, nje kufi te qarte ndares midis pushtetit ekzekutiv, biznesit, krimit te organizuar dhe mas-medias, kete e shohim te mundshme dhe thjesht dhe vetem nje ceshtje te vullnetit politik dhe institucional tuajin. Ne morine e skandaleve, per te cilat ka dyshime te bazuara per afera korruptive qe pelcasin here pas here, me ka terhequr vemendijen historia ne zhvillim e siper e incineratoreve te mbetjeve urbane te Tiranes, Elbasani dhe Fierit, nje histori emblematike sa i takon ceshtjeve te tilla te ndjeshme, por edhe penalisht, moralisht dhe poitikisht te denueshme: si konfilikt i interesave, favoritizmi, vendim-marrja klienteliste, mungesa e transparences, cenimi i dispozitave ligjore sa i takon levrimit te fondeve buxhetore, tolerimi i shkeljes se permbushjes se detyrimeve kontraktuale me efekte financiare prej miliona Eurosh ne buxhetin e shtetit, dyshime per perfshirje te personave me te shkuar kriminale, etj.

Duke e mirekuptuar debatin politik te dites ne nje vit parazgjedhor si ky dhe duke e kosnderuar kete si shenje te shendetshme per zhvillimet demokratike ne vende, nuk mund te kuptoj heshtjen tuaj rreth kesaj afere, zonja dhe zoterinj. Prandaj ju ftoj publikisht qe dilni nga komforti i zyrave moderne qe gezoni, por qe ende nuk po prodhojne te mira publike, t’u provoni qytetareve shqiptare se jeni aty per shkak te ligjit dhe per zbatimin rigoroz te tij, dhe jo per shkak te kapjes politike te drejtesise ne reformim e siper. Duke angazhuar institucionet qe ju drejtoni ne sqarimin juridikisht dhe institucionalisht te kesaj afere te dyshuar prej qindra miliona Eurosh, ju do t’i beni sherbimin me te cmuar vendit dhe vete reformes ne drejtesi – do te provoni se po vjen koha qe Shqiperia jone e dashur te filloje te behet e jetueshme.

Perndryshe, heshtja juaj nuk ben gje tjeter vecse provon ate qe shumica e miqve te Shqiperise qe kane mbeshtetur teknikisht dhe me fonde financiare kete reforme nuk e kane marre vesh ende: ju nuk keni pergjegjesi qytetare dhe integritet profesional pavaresisht posteve te larta dhe priviligjeve te panumerta qe gezoni, ju sherbeni pa kushte maxhorancen e radhes me sakte kryeministrin e radhes, pavaresisht c’fare thuhet ne Kushtetuten e vendit per institucionet qe ju gezoni.

Meqenese prej tre vitesh ne shtypin e mas-median vendase, te rajonit dhe me gjere jane furnizuar aq shume komente, dyshime, emra te pervecem zyrtaresh politike dhe administrative, institucione te perfshira, studime te publikuara ose jo, korrespondenca ndermjet institucioneve pergjegjese, etj., po ju sjell ne vijim denoncimin me te fundit te znj. Flutura Açka, nje aktiviste civile e palodhur, e cila prej me shume se tri dekadash ka zgjedhur librat si mjet kontributi per civilizimin e vendit, por pa harruar se te jesh qytetar a qytetare e ketij vendi nuk mund te kesh vetem te drejta, por edhe detyra, dhe detyra per te thene hapur te verteten per ate qe i intereson publikut, eshte ndoshta nga me sublimet ne ditet e sotme…

Gazeta Shekulli