Bomba molotov dhe gaz lotsjellës para Parlamentit. Shpërthime të forta … –

Ora 21:17 – Bomba molotov nga ana e protestuesve dhe gaz lotsjellës nga ana e policisë. Kjo është ajo që po ndodh përpara ndërtesës së Parlamentit të Shqipërisë.

Krahas kësaj, protestuesit po hedhin edhe fishekzjarrë duke shkaktuar zhurma të forta.

Pjesa më e madhe e protestuesve janë zhvendosur nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Përpara ndërtesës së Parlamentit ndodhet kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ora 20:59 -Pas rreth dy orë e gjysmë, protestuesit e opozitës janë larguar nga ndërtesa e Kryeministrisë. Ata po marshojnë drejt Parlamentit.