Nga OraNews

4 Nentor 2022

Kreu i PD-së, Sali Berisha i ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora tha se Edi Rama ka kërkuar 10 mln euro ryshfet Ylli Ndroqit.

Ai tha se Rama e ka bërë me telefon këtë kërkesë për të cilën Berisha theksoi se është në dijeni, dhe Ylli Ndroqi e ka rrëzuar këtë kërkesë.

Berisha: Në marrëdhëniet e pronarit të këtij televizioni dhe Edi Ramës, di këtë: Rama në telefonatë për një biznes ka pretenduar për ryshfet 10 milionë euro dhe pronari i është përgjigjur se nuk ndodh. I kam bërë thirrje Ndroqit që ta bëjë publike këtë. Unë jam informuar për këtë pothuajse në kohë reale, 1 ose 2 ditë pas ngjarjes. Dhe unë kam shumë dyshime se këtu ka filluar dhe sherri.

Më janë thënë edhe pasazhe të tjera të kësaj bisede. Ai që erdhi dhe ma tha këtë, ai e konsideronte fatkeqësi të madhe që kryeministri pretendonte shumë të mëdha. Ai ka shndërruar në titull ekzekutiv vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Në çdo vend ka sistem me 3 shkallë, ndërsa ky ka vetëm vendim të shkallës së parë.