4 Nentor 2022

Shkak i shpopullimit, janë dhunimi i zgjedhjeve, korrupsioni dhe ndërtimi i një pushteti monist, ku të gjitha institucionet janë nën kontrollin e një njeriu të vetëm.

“Shkaku themelor i shpopullimit të Shqipërisë është votimi fiktiv i shqiptarëve, për shkak të dhunimit të zgjedhjeve përmes sistemit të patronazhistëve, blerjes së votave, makinerisë së partisë shtet dhe përdorimit të bandave në zgjedhjet. Edi Rama ka vrarë shpresën te shqiptarët përmes dhunimit të zgjedhjeve.

Një vit pas zgjedhjeve fiktive emigrimi i shqiptarëve drejt Britanisë u rrit me 15%.

Vendosja e monizmit në Shqipëri. Edi Rama kontrollon të gjitha pushtete dhe institucionet kushtetuese, me reformën sorosiane, kontrollon edhe sistemin e drejtësisë. Ai zotëron 10% më shumë pushtet se diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia..

Lidhjet e tmerrshme e Ramës me krimin dhe drogën është një tjetër arsye pse largohen shqiptarët. Shqipëria sipas raporteve të DASH është shndërruar në qendrën e organizatave kriminale ndërkombëtare. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka faktuar se në 7 vite janë vjedhur 8.2 miliardë euro shumë kjo e barabartë me dy buxhete. Punët publike në Shqipëri kushtojnë 7 deri në 10 herë më shumë se në vendet e Bashkimit Evropian.

Vetë Edi Rama mori detyrën si kryeministër i akuzuar nga OSBE se ka të fshehura në bankat ofshore 200 milionë euro dhe për këtë nuk reagoi kurrë”, tha Berisha.

Gazeta Panorama