23 Janar 2026

Ndërsa bisedimet mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë filluar në Abu Dhabi, Kremlini ka përsëritur sërish “vijën e kuqe” dhe të panegociueshme për arritjen e një paqeje të mundshme.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov theksoi se për t’i dhënë fund konfliktit, ushtria ukrainase duhet të largohet nga Donbasi.

“Forcat e armatosura ukrainase, duhet të largohen nga territori i Donbasit, ato duhet të tërhiqen që andej. Ky është një kusht shumë i rëndësishëm për një zgjidhje të negociuar të konfliktit”,  tha Peskov.

“Por ka edhe aspekte të tjera që mbeten në axhendën e negociatave”, shtoi ai.