11 Janar 2023

Një kopje e Biblës së Gjenevës, që daton 400 vjet më parë do të dalë në ankandin “New World” në Belfast. Vlera e saj nis nga 5 mijë deri 10 mijë paund, teksa pritet të kapë shifra edhe më të larta për shkak të rëndësisë së veçantë historike.

Kjo është një Bibël 400 vjeçare, e cila u botua gjysëm shekulli përpara Biblës së Mbretit Xhejms.

Ndër të rrallat të mbetura, tashmë kjo kopje do të dale në shtëpinë e ankandeve në Belfast të Irlandës së Veriut.

Ishte themeluesi i qytetit të Masacustes që e dërgoi librin e shenjtë në besfaltin lindor.

E njohur ndryshe dhe si Bibla e Gjenevës, kap vlerën nga 5000 deri 10 000 paund.

Drejtori menaxhues i Bloomfield Auctions, Karl Bennett tha pret interes në mbarë botën për shkak të rëndësisë historike dhe lidhjes së tij me SHBA-në moderne.

Bibla iu dorëzua babait të Elizabeth, Sir William Pole, nga kryepeshkopi i Canterbury-t në njohje të shërbimeve të tij ndaj Kishës dhe të varfërve të Devonit.

E kur Elizabeth vdiq, Bibla iu kthye familjes së saj në Devon dhe mbeti në zotërim të familjes Pole-Carew deri në mesin e shekullit të 20-të, kur iu shit një koleksionisti nga Irlanda e Veriut.

Artikuj të tjerë në ankand përfshijnë një vepër në bojëra uji të vitit 1853 dhe një pikturë në vaj, e vitit 1895, të dyja nga artisti viktorian Thomas Sidney Cooper.