“Betohem se kam parë luanë dhe majmunë në shtëpi”, studimet zbulojnë shenjat e koronavirusit në trurin e njeriut

Shtator  2020

Disa persona që janë prekur me koronavirus kanë treguar shenjat që shfaq sëmundja tek truri.

Shkencëtarët janë të shqetësuar dhe po punojnë për të kuptuar arsyen.

Një grua rreth 50 vjeçe betohej se kishte parë luanë dhe majmunë në shtëpinë e saj.

Ajo bëhej çdo ditë më e çorientuar dhe agresive ndaj të tjerëve dhe ishte e bindur që bashkëshorti i saj ishte një mashtrues.

Gruaja nuk vuante nga sëmundje të tjera shëndetësore përveç Covidit. Rasti i saj është ndër më të komentuarat mbi dikë që vuan nga probleme psikologjike pasi infektohet me sëmundjen SARS-CoV-2.

Në muajt e parë të pandemisë së Covid-19, mjekët u përpoqën të ndihmonin pacientët me frymëmarrjen dhe u fokusuan më shumë tek trajtimi i dëmtimit të mushkërive dhe sistemit të qarkullimit të gjakut.

Edhe aso kohe, kishte prova për ndikimin e sëmundjes në trurin e njeriut.

Disa të shtruar thanë se ishin të hutuar, çorientuar dhe të shqetësuar. Në muajin prill, një grup ekspertësh në Japoni publikuan raportin e parë mbi një të sëmurë me Covid-19 që kishte ënjtje të indeve të trurit.

Ndërsa  më pas i shtuan studimet.

Një nga neuroshkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, Eliso Muotri tha: “Simptomat neurologjike po bëhen gjithnjë e më të frikshme”.

Lista e dëmeve përfshin tashmë goditjet në tru, si mpiksja apo hemorragji cerebrale dhe humbje të kujtesës. Edhe pse viruset mund të pushtojnë dhe infektojnë trurin, nuk është e qartë nëse SARS-CoV-2 e bën këtë në një masë të madhe.

Simptomat neurologjike mund të jenë rezultat i stimulimit të tepërt të sistemit imunitar.

j.l./ dita