“Mjaft me…”, – Presidenti Meta del me mesazhin e fortë për palët politike

23 SHTATOR 2020

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme në rrjetet sociale teksa ka publikuar një raport që e rendit Shqipërinë në vendin e katërt sipas kërkesave për azil. “Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë  shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi”, është shprehur Meta. Më tej presidenti shton se duhet të respektohet pikë për pikë Marrëveshja e 5 Qershorit dhe të hapen listat 100%.

Postimi i Metës

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!

Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!

Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë  shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.

Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Të rikthejmë shpresën duke  rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!