Çëshjtja e detit me Greqinë/ Kreshnik Spahiu: Ja shteti që rrëzoi marrëveshjen e 2009 dhe pse Rama shkarkoi Bushatin

16 SHTATOR 2020

Sipas Kreshnik Spahiut, në rrëzimin e marrëveshjes së Detit në 2009 nga Gjykata Kushtetuese ka ndikuar SHBA dhe jo Turqia.

Spahiu deklaroi se Bushati u shkarkua nga Rama pikërisht për avancimin që bëri në marrëveshjen e Detit, ndërsa Basha “është graduar nga Berisha si kandidat për kryeministër”.

“Kemi dy marrëveshje për Detin të rrëzuara, Basha-Bokajanis, Bushati-Kotzias. Por ndryshimi është se nëse Berisha e ka bërë Bashën kandidat për kryeministër, Rama e ka shkarkuar Ditmir Bushatin. Një nga arsyet që Rama e ka shkarkuar Bushatin është avancimi që bëri për çështjen e Detit, drekat, darkat dhe buzuqet.Ndikimi i Turqisë ishte zero. Ka ndikuar vetëm SHBA në rrëzimin e marrëveshjes. Isha pjesë e sistemit të drejtësisë. Greqia ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Politikanët shqiptarë e përdorin Erdoganin për të marrë votat e myslimanëve.”, deklaroi Kreshnik Spahiu në emisionin ‘Open’.

Gazeta Sot