11 Shtator 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha i cilësoi ndryshimet e fundit në qeveri që u miratuan sot në Kuvend si të diktuara nga krimi. Për herë të parë deklaroi se në vendin e Igli Hasanit në ministrinë e Jashtme ishte planifikuar Elisa Spiropali, por theksoi se një video që qarkulloi së fundmi i preu ëndrrën. Por çfarë përmban kjo video? Këtë e sqaroi Berisha. Lëshoi akuza edhe për Arbi Maznikun dhe Frida Krifca.

Olta Xhaçka pasi bëri burrin investitor strategjik u vërsul drejt pronave të ushtrisë. Por zëvendësohet në qeveri me një diplomat, i cili bën një gabim fatal, të jetës së tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit.

Të gjitha përgatitjet dhe ceremonitë i kishte bërë Spiropali, por një video që thuhet se doli ku Spiropali bënte mbledhje me Bajrajt dhe Pëllumb Gjokën dhe bandat e Shkodrës në një hotel afër qendrës, detyroi Ramën ta anulojë emërimin e saj.

Sapo të më bjerë në dorë ajo video do ta bëj publike. E parë si nxinte Elisa në asamble sikur të kishte rënë një mort e madh, por iu bënë pluhur ëndrrat për t’u bërë ministre e Jashtme. Erdhi në qeveri përfaqësuesi direkt i Ngradetës.

Mazniku ka qenë menaxher i Eco Tiranës. Albana Koçiu ka një histori të hidhur  tetë vjeçare, emërimet i bënte me ryshfet. Ajo shkon në një sektor që Ogerta e la në agoni. Nuk po flas për Edonën e Zeusit, se ajo shkoi në qiell” tha ai.

Nga: 5pyetjet.al