Berisha: Edi Rama ka nxjerrë paratë jashtë Shqipërisë me valixhe diplomatike!

29 Gusht 2026
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka rikthyer akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama për transportimin e parave jashtë Shqipërisë me valixhe diplomatike.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje, por sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk ka lejuar hetimin.
“Pra, moslejimi i hetimit tregoi se ishte. Nuk është se mungojnë dokumentet, dosjet janë të shumta“, tha ai.
Berisha u ndal më tej te Ergys Agasi, duke iu referuar orës së shtrenjtë që është parë në dorën e tij ditën që u arrestua nga policia.
Sipas Berishës, ka zëra që orën në fjalë, me një vlerë sipas tij, 500 mijë euro, ia ka bërë dhuratë Edi Rama për ditëlindje. Po ashtu, Berisha tha se Rama ka pasur edhe rolin e arkitektit në vilën e Agasit.
Berisha: Mos harroni se kam denoncuar transport parash nga Edi Rama jashtë Shqipërisë me valixhe diplomatike. Nuk mund ta bëja kurrë një akuzë të tillë pa pasur bindjen për dokumentet që ekzistojnë. Ku unë kërkova komision hetimor parlamentar për këtë, dhe këto dokumente ekzistojnë, Edi Rama hodhi poshtë në mënyrë kategorike, nuk lejoi hetimin.
Pra, moslejimi i hetimit tregoi se ishte. Nuk është se mungojnë dokumentet, dosjet janë të shumta.
E patë ju, Ergys Agasi na doli me nallane dhe orë 500 mijë euro. Çfarë thonë? Thonë që orën ia ka bërë dhuratë Rama për ditëlindje, por ishte pak e çuditshme prania e orës dhe ai e nxori orën.
Rama i ka bërë interierin atij të vilës, shkonte sikur të ishte arkitekti i brendshëm i vilës së Gys Agasit, sa që unë e quaja, mendoja se ishte vila e Ramës, të jem i sinqertë. Të shkojë burri i botës të thotë: kjo pllakë, kjo ngjyrë, atëherë ai po punon për vete.
