7 Qershor 2026

Shqiptarët në Belgjikë janë mbledhur në një protestë para Komisionit Evropian në Bruksel, ku kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, një qytetar është drejtuar me një deklaratë të fortë, duke thënë: “Edi Rama, jemi këtu te Komisioni Evropian dhe të themi që 2 milionë shuplaka do të të vijnë nga shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”

Protesta në Bruksel vjen në vazhdën e tubimeve të organizuara nga diaspora shqiptare në disa qytete të Europës kundër investimeve në Zvërnec dhe thirrjeve për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Rama.