Arti në zi. – Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar, artisti shkodran Berhan Nehani.

30 PRILL 2021

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka ndarë një lajm të hidhur pak çaste më parë në rrjete sociale. Ademi njofton se është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçcare artisti shkodran Berhan Nehani.

“Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë.

Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.

Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model.

Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani.”, shkruan Voltana Ademi.

Gazeta Sot