Arti grafit në rrugët e Tiranës, Bashkia hap konkursin për të apasionuarit

A jeni një artist profesional ose amator shqiptar apo i huaj, i pasionuar për muralet e artit grafiti? Bashkia e Tiranës ju jep mundësi të ndryshoni realitete të ndryshme duke sjellë më shumë art në hapësirat tona publike të qytetit.

Art grafitet në Tiranë. –

A jeni një artist profesional ose amator shqiptar apo i huaj, i pasionuar për muralet e artit grafiti? Bashkia e Tiranës ju jep mundësi të ndryshoni realitete të ndryshme duke sjellë më shumë art në hapësirat tona publike të qytetit.

Ky projekt i Bashkisë synon të zhvillojë artin e rrugës dhe të inkurajojë artistët duke rritur ndërgjegjësimin për shprehjen e vetëdijes publike.

Artistët do të kenë mundësi që të përzgjedhin 20 vende të listuara nga Bashkia ku mund të aplikojnë formularin e aplikimit me dokumentet e kërkuara. 20 fituesit do të marrin edhe një shpërblim.