Arkeologji: – Prof. Korkuti: – Vendbanimi i Zvërnecit, mund të krahasohet e barazohet me kulturat me të zhvilluara paleolitike të Evropës (Musteriane e Salutriane).

Novruz-Bajramaj
10 Qershor 2026
Zbulime te Specialistit te Trashegimise Novruz Bajramaj.
“Gjatë muajit qershor të kësaj vere (viti 2016) pata një kënaqësi të veçantë; së bashku me kolegun e vjetër, mjeshtrin e monumenteve Novrus Bajrami, vizituam disa stacione paleolitike të reja dhe u njohëm me gjetjet, veglat e strallit, të zbuluara në këto site.

Muzafer Korkuti dhe Novruz Bajramaj
Konkluzione te Prof. Muzafer Korkuti per punen e Novruz Bajramit nevendbanimet e për epokën e gurit të vjetër.
“ZVËRNECI
Vendbanimi më i madh e me përfaqësi për epokën e gurit të vjetër, jo vetëm në gjirin e Vlorës, por edhe për territorin e vendit tonë, i zbuluar vitet e fundit në sajë të përkushtimit, vëmendjes e kujdesit të vazhdueshëm të Novrus Bajramit është vendbanimi i Zvërnecit.
Ai shtrihet përgjatë bregut, aty ku vija e ujit puqet me tokën saktësisht në mikrotoponimet Dalan i Parë, Porto Nuova e Putanjë, në një brez më shumë se një kilometër të gjatë. Batica vepron çdo ditë mbi rripin e tokës ku shtrihet stacioni dhe pas zbaticës, në rërën e pastër shndrisin veglat e strallit dhe “gjuetari i stralleve” çdo ditë shëtitjen e tij e bën buzë detit ku shtrihet vendbanimi. Dhe koleksioni i stralleve të mbledhura është i jashtëzakonshëm për nga numri (mbi 2000 copë), dhe sidomos për treguesit cilësorë të industrisë litike, prandaj vendbanimi i Zvërnecit, mund të krahasohet e barazohet me kulturat me të zhvilluara paleolitike të Evropës (Musteriane e Salutriane). Studimi e publikimi i gjetjeve të vendbanimit paleolitik të Zvërnecit do të zgjerojë e do të plotësojë ndjeshëm njohjen tonë për epokën e gurit të vjetër jo vetëm për jugun e Shqipërisë, por për tërë trevën e Ballkanit Perëndimor”.(Muzafer Korkuti, Gazeta Shqiptare, 2 Shtator 2016)
Keto qe rradhitem me siper jane konkluzione te shkruara nga Prof. Muzafer Korkuti per punen e Novruz Bajramit ne vendbanimet për epokën e gurit të vjetër.

Zvernec – Foto N. Bajramaj
Në shkrim po vendoset edhe një vlerësim i shkurtër për N.Bajramin: “Novrus Bajrami, me veprimtari mbi 35-vjeçare si specialist në Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, me kujdes të vazhdueshëm e përkushtim ka dhënë një kontribut të veçantë në ruajtjen, zbulimin dhe hulumtimin e vlerave historike, arkitektonike, arkeologjike dhe etnografike. Bashkautor në ngritjen e Muzeut Historik të Vlorës dhe Muzeut të Pavarësisë; zbulues i sitit paleolitik të Zvërnecit dhe gjate territorit te Gjirit te Vlores.

Novruz Bajramaj (1952 – 2019)
E kam njohur si koleg te trashegimise Kulturore Prof. Novruzin dhe kam shikuar Koleksionin e Veglave te Gurit te zbuluara nga ai ne disa vite pune pasionante e metodologji si specialis, koleksion qe ruhej prane Drejtorise se Trashegimise Kulturore ne Vlore. Ishin te rradhitura perkrah Mozaikut origjinal te Mesaplikut, e shume objekteve te tjera qe ruhen ne kete institucion.
Nga bisedat ne disa ekspedita te perbashketa per inventarizimin e disa monumenteve te kultures ne qarkun e Vlores, Novruzi me ka treguar edhe per gjetje te tjera ne rranze te kodrave te Zvernecit e ne mbare Gjirin e Vlores, p. sh. Petroglife prehistorike ese te Neolitit. Por keta mbeten vetem biseda kujtimesh. Novruzi ishte nga nepunesit-studiues i brezit te vjeter dhe te gjitha i dokumentonte me foto dhe shenime. Familja duhet ti ruaj e duhet te konsultohen. Por mbi te gjitha jane artefaktet arkeologjike qe ruhen ne Institucion shteteror te shtetit tone.
Pritej qe zbullumete Novruzit te botoheshin nen drejtimin e Prof. Korkutit, por kjo u nderpre nga ndarja e parakohshme nga jeta ne vitin 2019.
Ketu nuk po zgjatem te flas per Portin dhe vendbanimin e Spinarices, qe eshte lene jashte vemendjes, sepse sipas mendesise tone, ky port nuk ka as artefakte arkeologjike te periudhes helenistike, e po ashtu edhe ne Bashtove nuk kemi asnje meter katror germim arkeologjik se dihet se nuk ka pasuri arkeologjike as greke dhe as romake.
Shenim nga Jaho Brahaj
