Arben Malaj: – Ata nuk protestojnë për agjentura, por për shpresat për të ardhmen e tyre në vendin e tyre!

2 Qershor 2026
Mirëdita,
1.Ishin mijëra të rinj, ishin mijëra familjarë, ishte protestë vetëm e të rinjve shqiptarë që e duan vendin e tyre dhe dëshirojnë të jetojnë në vendin e tyre.
2.Vetëm të verbërit partiakë nuk e shikojnë dhe nuk e vlerësojnë thelbin e kësaj proteste të shqiptarëve!
3.Jo deri këtu z. Karamuca, sa ju vlerësoni se vetëm nga këto protesta do të krijohet vlerësimi ndërkombëtar se: “Shqipëria është një kosh plehrash?!”
4. E vlerësoj profesionalizmin tuaj, por jo përjushtimin tuaj emocional për të akuzuar protestuesit se po u shërbejnë agjenturave/vendeve të huaja.
5. Isha vetë aty, ishin dhjetëra mijëra të rinj, ishin shumë familje të reja bashkë me fëmijët e tyre.
6.Është e pamundur të gënjehen lehtë ata mijëra protestues të rinj që shpresojnë, besojnë dhe reagojnë kundër babëzisë arrogante.
7 Ju krenoheni se keni informacione të sigurta nga institucionet e sigurisë se në mes të protestuesve ka agjentë të huaj. Një pyetje kam: përse kolegët tuaj me informacion dhe besim nuk i arrestojnë, apo duan t’i kenë tabelë justifikuese të teorisë suaj se protestuesit po keqpërdoren nga agjenturat e huaja?
8. Sa për vlerësimet euforike për efektin çuditbërës të këtij projekti me lejoni si ekonomist, tju qartësoj se asnjë projekt turistik nuk ndikon dhe nuk përcakton ekonominë e asnjë vendi, sa do i madh të jetë ai.
9.Sa për merakun tuaj se ka grupe armiqësore gjeopolitike që duan ta ndalojnë projektin e familjes së vajzës së presidentit Trump, është më shumë se thjesht fantazi grevëthyese.
10.Investitorët investojnë për biznese disa qindra-vjeçare dhe nuk e garantojnë biznesin e tyre as me mbretërit e mbretërive familjare.
11. Kjo vërtetohet në faktin që vendet që thithin më shumë investime të huaja direkte (IHD) në Evropë janë vendet që respektojnë të drejtën e pronës, që kanë ndarje reale të pushteteve, që kanë një demokraci funksionale dhe jo “mbretëri kryeministrore”.
12. BE – i ka kërkuar qeverisë shqiptare dhe do te kushtezojne procesin e integrimit me anullimin e ligjit te investitoreve strategjike. Ju e kuptoni shumë mirë thelbin e këtij kushtëzimi!!
13. Ata protestues meritojnë mirënjohje; ata nuk protestojnë për agjentura, por për shpresat për të ardhmen e tyre në vendin e tyre!
14. As ju dhe askush nuk mund t’i përçmojë. Nuk mund t’i dekurajojë me asnjë lloj shpifjeje dhe intrige.
Ditë të mbarë!
Nga: Arben Malaj
