Një anije luftarake ruse është parë në Detin Jon, ku ka vënë në lëvizje amerikanët për të monitoruar situatën.

Prej fillimit të luftës në Ukrainë në 24 shkurt të këtij viti, forcat ruse kanë pësuar shumë dëme, si në atë materiale ashtu dhe në atë njerëzore.

Humbja më e madhe për Rusët ishte shkatërrimi i kruizerit “luftanijes” më të madhe që ajo dispononte në Detin e Zi “Moskva” çka e ka vështirësuar edhe më shumë situatën për ushtarët rusë.

Por mesa duket rusët po kërkojnë të bëjnë dhe lëvizjen e fundit të tyre. Forcat amerikane kanë vënë re një lëvizje të kruizerit tjetër “Varyag” i cili është i ngjashëm për nga forca dhe madhësia me atë “Moskva”, duke lëvizur nga deti Egje ku ndodhej më herët në detin Jon, për të lëvizur më pas drejt Ukrainës.

Kjo ka bërë që forcat amerikane të vihen në lëvizje të shpejtë dhe të mbajnë nën monitorim situatën.

Amerikanët kanë vënë në lëvizje luftë-anijen “Truman CSG”.

“Ne nuk e dimë vendndodhjen e saktë të grupit detar, por dje, ndërsa vëzhgonim kursin e një RCAF Lockheed CP-140 (reg. 14110) që kthehej nga një mision mbi Mesdheun lindor, ne regjistruam se si ai bëri një devijim të pazakontë në Deti Jon, që rrotullohet në perëndim të ishullit të Zakinthos. Nuk dihet nëse ky devijim është për shkak dhe nëse ka lidhje me praninë e anijeve ruse, por sigurisht që është një devijim i pazakontë. Duhet të theksohet se Truman CSG gjithashtu duhet të jetë sërish në zonë”, theksohet në raportin e ushtrisë amerikane.

Kruizeri “Varyag”, është i ngjashme me atë “Moskva” që u fundos pak ditë më parë në detin e Zi nga ukranasit.

Anija luftarake ruse shihet në Detin Jon, amerikanët vihen menjëherë në lëvizje

Me fundosjen e “Moskvës”, rusët kanë humbur shumë nga kontrolli ajror dhe detar në luftë me Ukrainën. Ekspertët vlerësojnë se rusëve iu duhet prezenca e anijes “Marshall Ustinov” në ujërat e detit të Zi, por futja e saj nuk mund të ndodhë pas shkak se Turqia ka mbyllur tashmë ngushticat.

Krahas kruizerit “Marshall Ustinov” që kërkon të futet në detin e Zi, përballë Tartusit është edhe anija tjetër e klasit “Slava”, “Varyag”, e cila po ashtu synon futjen në ujërat përballë Ukrainës.

Rusia kishte në dispozicion vetëm tre kryqëzorë të klasit “Slava”. E para ishte “Moskva”, tashmë e mbytur, ndërkohë që kanë mbetur “Varyag” dhe “Marshal Ustinov”, të cilat ndodheshin të bllokuara në Egje, por që tashmë kanë nisur lëvizjet në detin Jon, duke ngritur alarmin tek forcat amerikane.

Gazeta Sot