Anëtarët e KQZ vazhdojnë sjelljen si ushtarë të Ramës: Jemi me pushime.

03/08/2019

Katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të kryesuar nga Denar Biba, vazhdojnë të binden si ushtarë, ndaj Edi Ramës.

Kreu i KQZ-së Klemend Zguri, në respekt të ligjit dhe Kushtetutës sot kishte thirrur një mbledhje pas letrës së 3 partive opozitare për të nisur procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit.

LSI, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste ditën e djeshme kanë kërkuar nga KQZ-ja që të nisin procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit, siç është dekretuar nga Presidenti i Republikës.

 

 

Në orën 10:00 kreu i KQZ-së Zguri ka nisur mbledhjen i vetëm dhe është shprehur se 4 anëtarët e tjerë të komisionit, Denar Biba, Bledar Skënderi, Rezarta Bitri dhe Edlira Jorgaqi kanë deklaruar se janë me pushime.

Të katër këta anëtarë të KQZ-së kanë vazhduar të zbatojnë urdhrat e Edi Ramës, duke humbur dinjitetin e tyre dhe duke u sjellë si ushtarë.

Në mungesë edhe të kurimit, kreu i KQZ-së Klemend Zguri ka mbyllur mbledhjen.