11 Janar 2026

Nga OraNews

Një tjetër tender i dyshimtë shtohet në listën e procedurave problematike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), institucion që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj, e cila prej disa kohësh ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësim i platformës së shërbimit konsullor online”, i zhvilluar me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar, me një fond limit prej 205,106,800 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 2.5 milionë euro me TVSH.

BABËZIA NUK NDALET/ AKSHI i jep 2.4 MLN EURO tender “njeriut”

Kush fitoi tenderin
Fitues i procedurës është shpallur bashkimi i operatorëve:

KREATX sh.p.k, në pronësi të Enor Nakuçit dhe Lejdi Koçit
HardTech sh.p.k, në pronësi të Enea Buzës
Vlera fituese e kontratës rezulton 190,454,780 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 2.4 milionë euro me TVSH, që përbën rreth 92.86% të fondit limit, një diferencë minimale prej vetëm 7.14% nga tavani maksimal i lejuar.

BABËZIA NUK NDALET/ AKSHI i jep 2.4 MLN EURO tender “njeriut”BABËZIA NUK NDALET/ AKSHI i jep 2.4 MLN EURO tender “njeriut”

Lidhja që ngre dyshime
Pikërisht kompania HardTech sh.p.k dhe pronari i saj Enea Buza janë në qendër të dyshimeve. Buza rezulton të ketë qenë më herët aksioner dhe i punësuar në kompaninë “HORIZON”, e lidhur drejtpërdrejt me Ermal Beqirin, personazh i njohur për skandale të rënda dhe aktualisht i shpallur në kërkim për çështjen e bujshme të pengmarrjes së Geron Meçes.

Skandali qëndron në faktin se, pavarësisht se Ermal Beqiri është në kërkim nga drejtësia, ai dyshohet se vijon të përfitojë miliona euro nga paratë publike, përmes personave dhe kompanive që konsiderohen si “zara” apo njerëz të afërt të tij.

BABËZIA NUK NDALET/ AKSHI i jep 2.4 MLN EURO tender “njeriut”

BABËZIA NUK NDALET/ AKSHI i jep 2.4 MLN EURO tender “njeriut”

Garë formale, fitues i paracaktuar?
Nga hulumtimet e JOQ Albania mbi dokumentacionin e tenderit, rezulton se në procedurë kanë marrë pjesë 5 operatorë ekonomikë nga të cilët:

1 operator ka paraqitur ofertë më të ulët
2 operatorë nuk kanë dorëzuar asnjë dokumentacion dhe asnjë ofertë
Ky konfigurim konsiderohet një nga skenarët më tipikë të tenderëve të paracaktuar, ku pjesëmarrësit e tjerë shërbejnë vetëm “për numër”, ndërsa fituesi real dihet që në fillim.

BABËZIA NUK NDALET/ AKSHI i jep 2.4 MLN EURO tender “njeriut”

BABËZIA NUK NDALET/ AKSHI i jep 2.4 MLN EURO tender “njeriut”

Pyetjet që mbeten pa përgjigje
Si është e mundur që një tender milionash të përfundojë në duart e personave të lidhur me individë në kërkim? A po përdoret AKSHI si një bankomat për riciklimin e parave publike drejt rrjeteve të njohura të skandaleve? Dhe mbi të gjitha, a do të hetohet kjo procedurë apo do të mbetet edhe ky rast pjesë e “teatrit” të zakonshëm me fondet e shqiptarëve? /Marrë nga “JOQ Albania”