Akademiku zbulon hartën: Si do të zhduket qendra historike e Tiranës me ndërtimin e kullave

30 korrik 2019

Arkeologu dhe akademiku, Apollon Baçe i ftuar në “Tempora” në RTV Ora ka treguar hartën me pikat ku do të ndërtohen kulla në Tiranë, duke zhdukur në këtë mënyrë edhe qendrën historike të qytetit.

Apollon BaçeKy është zonifikimi që është bërë në 2010, me të kuqe është 2010 që është bërë me propozimin e ministrit të Kulturës, Edi Rama në atë kohë, kryeministrit Meta. Është një VKM, nr 180, datë 13.04.2000. E kuqja është zonë e mbrojtur. Në 2018 ky e redukton në zonën jeshile. E gjithë pjesa e kuqe do të ndërtohet me kulla, pa asnjë argument. Nuk është vetëm teatri, por do shikoni që do të ndërhyjë tek Garda, pjesa nga mbrapa, stadiumin po e ka zhdukur. Do ndërhyhet tek akademia e arteve. Zhduket komplet qendra historike e Tiranës.