Drejtësi dhe Politika

1 Shtator 2026

Qytetarët kanë dhënë mesazhe të forta përmes pankartave në protestën e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në një pankartë, ata vënë theksin tek gjendja e rëndë nëpër spitale, ndërsa shtojnë se oligarkët përfitojnë para publike dhe nuk ndëshkohen.

‘Spitalet pa mjekë e pa asnjë mjekim, oligarkët tuaj pasurohen pa asnjë ndëshkim’, thuhet në një pankartë.

‘Oligarku bën aheng me paratë e shëndetësisë, Rama bën statuset e fundit të marrëzisë. Ahengu vazhdon, drejtësia kur fillon’, thuhet në një tjetër.