1 Shtator 2026

Forca të shumta policie kanë rrethuar Kryeministrinë. Ndërsa protestuesi vijojnë prej disa orësh protestën.

Ndryshe nga protestat e kaluara, këtë të hënë , qytetarët bllokuan hyrje daljet e Kryeministrisë, pasi mësuan se kryeministri Rama ndodhej brenda ambienteve të godinës.

Gjatë kësaj proteste pati edhe tensione e përplasje mes protestuesve dhe policisë, pasi këta të fundit tentuan t’i largojnë. Ndërkohë qytetarët vijojnë më thirrjet “Arrestoni Ramën”, “Arresto Ballukun”; “Shqipëria kërkon revolucion”.