Dyshime për ndotje të ujit në Fushë-Arrëz, shtohen rastet e helmimeve! Banorët: Mban erë prej tre ditësh, priten analizat
Disa raste me gastroenterit janë regjistruar gjatë tre ditëve të fundit në Fushë-Arrëz, ndërsa qytetarët dyshojnë se problemi mund të lidhet me ujin e pijshëm.
Mjeku i Qendrës Shëndetësore të Fushë-Arrëzit, Nikolin Bardhoka, tha se rastet janë evidentuar dhe janë njoftuar strukturat përkatëse. Ai sqaroi se nuk mund të thuhet ende nëse bëhet fjalë për një virozë apo për një shkak tjetër.
Sipas tij, pacientët nuk kanë qenë në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, banorët shprehen se prej tre ditësh uji i çezmës ka pasur erë, ndërsa sot, sipas tyre, është hedhur klor në rrjet dhe uji nuk pihet për shkak të erës së fortë.
Njësia e Kujdesit Shëndetësor ka marrë kampione të ujit për analiza, por rezultatet ende nuk janë bërë të ditura.

