1 Shtator 2026

Përballë kordonit policor të vendosur para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me thirrjet ndaj efektivëve, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Qytetarët, të cilët kanë bllokuar hyrjen kryesore të godinës, u janë drejtuar efektivëve të policisë me thirrje, duke kundërshtuar ndërhyrjen e tyre për largimin e protestuesve.

“Polici, këtu na ke! Ti mbron krimin dhe jo ne!”, kanë thirrur protestuesit.

Në vijim, ata kanë kërkuar sërish arrestimin e kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur: “Arrestoni Ramën!”

Forcat e policisë vijojnë të qëndrojnë në kordon përballë qytetarëve, ndërsa protestuesit nuk janë tërhequr nga hyrja e Kryeministrisë.